Showbizz


Dyshja e paparashikuar, Capital T habit me të ftuarin e parë të “HBK”

Postuar nga admin

10th December 2021

Ditë pas dite Capital T po zbulon surprizat e albumit “Heart Broken Kids”. Ditën e sotme , reperi i njohur ka ndarë në rrjete një postim në të cilin tregon njërin prej bashkëpunëtorëve të albumit.

Tash prej drillit bohet milly”, shkruan Kapo në InstaStory. “Drill” është një rrymë muzikore e cila u bë më së shumti e njohur nga Pop Smoke dhe në vendin tonë është përqafuar shpejt nga reperët e rinj, por njëri prej tyre ka spikatur mjaftueshëm dhe nuk i ka shpëtuar syrit të Capital T. Rreshti i zgjedhur duket se do të jetë edhe një prej vargjeve të këngës.

Ndonëse i ri në moshë dhe në karrierë, Marin është zgjedhur si një nga të ftuarit në albumin e një prej artistëve më të mirë të muzikës.

Në postimin e tij në Instagram, Capital T shkruan: “Heart Broken Kids po vjen shumë shpejt dhe njëri prej të ftuarve është djali im, Marin. Kemi një melodi të çmendur të prodhuar nga vëllai im, RzonMusic. Më shumë do të thuhen së shpejti”…

Marin ka ripostuar fotografitë në llogarinë e tij respektive: “Krenar të jem pjesë e Heart Broken Kids. Capital T, ata e dinë çfarë momenti është”, shkruan reperi.

Ndërkohë, një tjetër nga reperët me të cilët Capital do të bashkëpunojë pas suksesit të përbashkët  me këngën “Hala”, është Majk. Megjithatë nuk është ende e qartë nëse do të jetë një projekt mes tij e Capital T apo një bashkim forcash i tre djemve.