Lajme


E FUNDIT/ Komiteti Teknik i Ekspertëve heq të gjithë masat Covid 19

Postuar nga admin

26th April 2022

Pandemia nuk ka mbaruar, por për shkak të 13 javëve të fundit, të qëndrueshme Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hequr të gjitha masat anti-Covid.

Ndërkaq të gjithë personat mbi 60 vjeç, apo ata me imunitet të dobësuar, duhet të marrin dozën e katërt të vaksinës.

Komiteti vendosi gjithashtu:

Heqjen e mbajtjes së maskës me detyrim, por rekomandon mbajtjen në ambiente të paajrosura mirë.

Hapjen e klubeve të natës dhe lejimin e muzikës pas orës 23:00.

Lejohet nga 1 maji hyrja në kufijtë shqiptar pa paraqitur document vaksinimi apo testimi ndaj Covid.