Showbizz


E gjithë bota e Miriam Canit, bebushja e saj e ëmbël !

Postuar nga admin

19th March 2018

Miriam Cani aktualisht është e angazhuar si pjesë e jurisë së “The Voice Kids. Megjithatë këngëtarja shqiptare e gjen gjithmonë kohën për familjen dhe disa prej këtyre momenteve i ndan me ndjekësit në Instagram.

Një prej këtyre momenteve të bukura është dhe fotoja që ajo ka postuar në mëngjes. Një foto e Albanit dhe vajzës së tyre duke fjetur. Në këtë foto është gjithë bota e saj, siç na ka lënë të kuptojmë nga postimi. Vogëlushja Ameli duket shumë e ëmbël dhe e qeshur, edhe kur fle gjumë.

Me sa kemi parë edhe nga postimet e para Miriamit i pëlqen shumë të kalojë kohë me vajzën e saj dhe e konsideron atë si një ‘shoqe’.