Showbizz


E izoluar në shtëpi, këngëtarja e njohur shqiptare infektohet me Covid

Postuar nga admin

30th November 2020

Një tjetër personazh publik në Shqipëri ka zbuluar se është prekur me Covid 19. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Manjola Nallbani, e cila ka pohuar se ka rezultuar pozitive me koronavirus.

E ftuar në “Shiko kush luan”, ishte vetë Manjola ajo që ndau lajmin me ndjekësit. Këngëtarja ka sqaruar se programi i djeshëm është xhiruar disa ditë më herët dhe mbrëmë ajo e ndoqi atë e karantinuar në shtëpi.

“Edhe unë sikundër ju, do ta ndjek si spektatore (programi është xhiruar pak ditë më herët!). Në të vërtetë prej pak ditësh kam rezultuar pozitive me Covid, prandaj jam izoluar e shpresoj që t’i rikthehem normalitetit së shpejti. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua”, ka shkruar këngëtarja.