Showbizz


“Edhe ajo po plas si ti”, fansat i kërkojnë Florit të rikthehet me Elvanen!

Postuar nga admin

3rd December 2018

Shumë nga ndjekësit e kantautorit kanë komnetuar në këngën e publikuar sot nga Flori Mumajesi, duke i kërkuar të rikthehet me Elvana Gjatën, ish të dashurën e tij. Duke u nisur nga titulli I këngës “Plas”, fansat shkruajnë me humor se edhe Elvana po plas si ai.

Kantautori sapo publikoi këngën e tij më të re me titull “Plas” dhe brenda orës ka marrë afërsisht 70 mijë vieës në platformën “Youtube”. Kjo këngë i dedikohet një dashurie të shkuar që nuk rikthehet më dhe plot dhimbje, Flori thotë (sipas tekstit) se pavarësisht se ka kërkuar nuk gjen më një tjetër si ajo.

Sigurisht që imagjinata e fansave e ka lidhur këtë tekst me ish-të dashurën e kantautorit, Elvana Gjatën dhe nëpërmjet komenteve I kërkojnë që të rikthehet më këngëtaren.

“Ja ke bo vetes” edhe “Plas” dedikim per Elvanen por shpresoj qe te bashkohen sepse edhe Elvana vdes per Florin . Spr dedikim,”- shkruan njëri prej tyre.

“Kur ndaheni e kuptoni se cfar humbisni nga njeri tjetri dhe i kujtoni me mall ato momente qe keni kaluar dhe qe po vdisni ti kaloni prap po ik ore pajtohuni ,se jeta esht e shkurter mjaft me kokefortesira apo me mbetje hatri jetojeni jeten ashtu si ju vjen,”- shkruan një tjetër.

Flori Mumajesi sqaroi se këngët e tij nuk janë aspak dedikime, por fansat kanë dëshirat e tyre.

E dime o Flori, e dime 😉

https://www.youtube.com/watch?v=qTULrBgM9WA