Showbizz


Einxhel dhe Dagz surprizojnë Flor Gjinin, i shkojnë me tortë “live” në emision

Postuar nga admin

3rd June 2022

Moderatori, Flori Gjini, feston sot ditëlindjen dhe surprizën më të bukur e ka marrë nga çifti simpatik, Einxhel Einxhel Shkira dhe Dj Dagz. Ata e ka surprizuar me një tortë të vogël simbolike moderatorin teksa ndodhej në emision live në radio dhe i kanë kënduar këngën e ditëlindjes.

Këtë moment të ëmbël ka qenë Einxhel që e ka ndarë në Instagram, krahas së cilit ka shkruar:

“Gëzuar ditëlindjen Flori Gjini. Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa shumë të dua por shpresoj që ti mund ta ndiesh. Gjithashtu ti je me fat sepse as qirinjtë nuk duan që të plakesh ti”.

Kujtojmë që Einxhel dhe Flori janë miq të ngushtë prej kohësh. Këtë ata e kanë treguar edhe gjatë kohës që moderatorja ka qenë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.