Uncategorized


Ekskluzive/ “Ngriti zerin” ne Festivalin e Kenges, ja si e “bertiti” lirine Orgesa…

Postuar nga admin

27th December 2017

Nese do te na duhej nje reference per te ndryshmen (si etalon) dhe do ta lidhnim kete me nje individ, jo rastesisht do te diktonim nje emer: Orgesa Zaimi! Kjo, per nga menyra sesi ajo vete e ka ndertuar te ndryshmen, ate cfare zakonisht e shohim dhe se tentojme dot, jo per nga mosdeshira, por nga guximi, tipar i karakterit te saj dhe qe natyrshem e evidenton kengetaren. Do te duhej Festivali i 56 i Kenges ne RTSH, qe pikerisht Orgesa Zaimin, ta shihnim jo vetem si nje kengetare te vleresuar gjeresisht nga ne, te klikuar dhe duartrokitur, por vecanerisht nga komentet e bera per te ne faqe te huaja ku komentohej Eurosong-u i ardhshem, “ze” qe e ngriti pertej skenes sone, per te “jehuar” edhe me larg. ”Ngrije zerin” me kompozim te “Tull Production” dhe tekst te Olti Currit, do te behej ndoshta kenga me e komentuar ne blogjet e huaja te fansave te Eurosong-ut. Me ritme britanike te zhanrit “Drum n Bass”, me nje tekst guxues te nje morali te forte qytetar dhe personal, per te “ngritur zerin”, per te thene ate qe “duhet”, jo ate qe “duan”, ne gjithe lirine e fjales nen retoriken “ a ke qene i lire ndonjehere?!”, Orgesa Zaimi erdhi kaq e “plote” ne kete festival. Ajo e “bertiti” lirine e saj! Perballe nje personaliteti artistik, me pikepamje te qarta, me synime te ngritura, Zaimi po nderton me “themele” te forta dhe te sigurta, karrieren e saj. Me nje stil modern te te perfaqesuarit te artit te vet, kengetarja ishte kete vit mes pretendeteve te nates finale te Festivalit te 56-te. Cfare do te mbahet mend, eshte dimensioni tjeter qe ajo solli kete here me “Ngrije Zerin”, si dinjitozja e te percjellurit me mjeshteri te mesazhit te kenges se saj. E ndersa vete ajo, e ka pare kete eksperience si nje privilegj artistik, jemi ne qe duam te dime pertej kesaj, dicka me shume. Ne kete interviste enkas per kengetaren e dashur per publikun, do perpiqemi te zbulojme me teper per kete perfaqesim dhe pritshmerite ne vazhdim.

Pergezime per kengen e festivalit, Orgesa! E pelqyem shume dhe duam te dime dicka pertej asaj cfare pame ne ekran.

Si u bene bashke Orgesa Zaimi, Olti Curri dhe “Tull Production” per kete festival? Si lindi kenga?

Kenga erdhi teresisht natyrshem, por me nje unitet te perbashket te eksperimentit. Pas nje pasditeje te kaluar ne studion “Tull Production”, “Ngrije Zerin” lindi nga shijet e perputhura britanike, zhanri “drum n bass” ka tashme jo vetem fansa, por edhe njerez qe besojne shume ne dinamiken qe ka si stil muzikor. Lindur ne Britanin e Madhe, fryma erdhi edhe ne Shqiperi, edhe sic nuk ndodh kurre ne nje festival aq tradicional dhe me standarde teresisht ne pershtatje te nje orkestre si ajo e Radio Televizionit. Olti Curri mberriti i fundit ne bord, por i dha gjurmen projektit me nje tekst shume bindes dhe qe shkoi ne sintoni perfekte me kete ndryshim.

Kujt i dedikohet specifikisht kjo “thirrje” per te ngritur zerin? Sepse duket qarte qe e kalon dimensionin personal…

Jetojme ne nje periudhe te veshtire sidomos per “fjalen”, dhe sot liria konsiderohet si luks, nderkohe qe Zoti i ka krijuar njerezit te barabarte e te lire qe ne gjeneze. Me mungon personalisht protesta ne ditet e sotme, ku askush nuk ngrihet te kerkoj te drejtat me jetike dhe minimale. Ne periudhen me te tmerrshme kur edhe fjala transformohet, deformohet dhe rrjedhimisht zhbehet. Ne te gjitha kenget qe kam sjelle kam dashur qe njerezit te kene edhe dicka per te menduar jo vetem degjuar, teksti mendoj duhet te jete i qarte, i dallueshem dhe jo nje mister se “cfare po kendon”. Liria dhe koncepti rreth saj sot kane nje dimension qe me keqardhje mund ta them te pavlere. Kete e kemi bere vete ne njerezit te mundur, duke u bere pertace, indiferent, moskokecares dhe deri diku fajtor per cdo gje na ndodh.

Renditja perkah shume emrave te medhenj te muzikes ne naten finale, ishte nje sukses, sa e perfaqesuar u ndjeve mes tyre?

Kete vit Festivali i RTSH-se ka patur shume prurje dhe mendoj se eshte fat i madh qe te ndodh dicka e tille sepse krijimtaria dhe kenget e mira eshte veshtire te qellojne brenda nje kompeticioni te vetem. Per mua ka pasur jo nje, por 5 kenge te mira e te denja per sukses, e rrjedhimisht per te ngelur te tilla, sepse mbi te gjitha per kete duhet te shpresojme qe ti rikthejme lavdine muzikes se mire e kenges se lehte me ane te prurjes. Ishte me te vertet nje kenaqesi e madhe te isha ne nje skene festivali ne gare me Elton Deden, Redon Makashin, Manjola Nallbanin dhe Mariza Ikonomin, te cilet kur isha e vogel i shihja me shume kenaqesi nga televizori dhe mendoja me te vertete, qe nje dite mund te isha edhe une mes tyre. Une jo vetem u ndjeva mire, por ndjeva edhe konkurencen dhe vleresimin e te gjithe ketyre emrave, kjo me solli edhe nje lloj sigurie dhe mbeshtetjeje.

Ka dicka qe duhet ta dime, cfare kenga “se tha” dot? Kjo interviste eshte nje mundesi e “arte” per te “ngritur zerin”

Kenga u soll mjaft mire dhe per kete kam punuar shume ne cdo komponent, jam kujdesur qe ne studio qe te degjohen mire fjalet, te kuptohem, dhe te vij e drejteperdrejte. Nuk kam pengje te tilla sepse cdo gje ishte ne nje sintoni perfekte. Ajo qe une kam per te thene, pervec se teres, eshte qe me shume u degjua ne shqip nga europianet dhe u vleresua maksimalisht, por jo aq nga shqiptaret.

Mes shume levdatave per ate krijim te mrekullueshem, ka nje vleresim per kengen qe ty te ka pelqyer me shume? Nese po, e sheh te arsyeshme ta ndash edhe me ne?

E kam thene qe ne fillim dhe skam pse ti fshihem shijeve te mia, ka pasur 5 kenge te preferuara prej meje, por e para dhe me e mira ka qene e Bojken Lakos, pervec aspektit personal, nje kenge dedikuar aktorit Bujar Lako, kenga “Syte e shpirtit”, me coi ne nje dimension tjeter, ne nje univers te madh, dhe teksti na ben te mendojme per ringjalljen, ose per ate deshiren e madhe qe ti takojme prape njerezit e humbur. E kam degjuar kengen e tij para se te nisnim garen e festivalit dhe e vleresova qe me degjimin e pare. Bojken, eshte artist!

Ne gjykimin tend, cfare duhet te disponoje kenga fituese e nje festivali? Pra cfare e ben fituese nje kenge per ta merituar kete?

Jane te gjithe komponentet ne nje harmoni qe sjell kenaqesi tek audienca dhe nje deshire per ta degjuar pambarim pa u lodhur. Muzika dhe teksti jane te pandashem me njeri-tjetrin, interpretimi bindes dhe emocionues, gjithashtu interpretimi sjell nje dinamike estetike, por per mua eshte emocioni qe percjell. Emocioni nuk gabon kurre, sepse eshte art, dhe arti gjithnje emocionon.

Pertej kenges dhe komponenteve te saj qe u pelyen shume dhe vleresuan nga shumekush qe e degjoi, cfare ra ne sy, ishte edhe paraqitja jote skenike, kush kujdeset per ate “shkelqim” te gjithhershem tendin? Vjen gjithmone e ndryshme.

Kete here ne harmoni edhe me kengen mendova qe te vij ne nje stil revolucionar, sepse kush me mire se revolucioni francez solli nje tronditje te termit liri ne trinomin LIRI-VLLAZERI-BARAZI. Doja te beja kontrast midis modernes: qe erdhi ne stilin e kenges, moderne, eksperimentale dhe gjithe konceptin e saj, perfshi klasiken, qe vinte ne nje bardh e zi te parezistueshme, me nuance te barokut dhe gothikes, qe gjithnje me kane pelqyer. E gjitha kjo e realizuar me detaje dhe perfeksion, nga miket e mia, artistet Frederika Toli Muco dhe Miranda Dupi, ato me bene qe te shkelqeje kete here edhe me pamjen time.

Me te vegjelit e shtepise, Bora dhe Kroni, si e perjetuan daljen e mamit ne skene? Cfare emocionesh kane ata kur shohin mamin te kendoje?

Kam une shume emocione kur e di qe ata do me ndjekin, kjo per mua eshte nje teme qe ka ndjeshmeri te larte, sidomos kur behet fjale per muziken time qe do doja shume qe ata ta degjonin e vleresonin te paret, sic edhe ndodh. Testi i pare per mua kalon nga shtepia ime, kenga degjohet njehere ne shtepi. Kete here ndodhi qe Bora e mesoi shume shpejt dhe e kendonte kudo, kjo me ngrohu zemren sepse e shihja qe ajo argetohej dhe vazhdon e kendon me shume lirshmeri. Kroni me tha dicka shume te embel per nje 2 vjecar: “Mami te pashe ne televizor te festival”. Dhe une e pyeta: A te pelqeva? Ai mu pergjigj, “shume bukur mami” dhe pastaj “bravo”, qe e shoqeroi me duartrokitje.

Festivali mbaroi dhe tanime ka nje fitues, ne do te deshironim te dinim nese ke dicka te re keto kohe per te cilen po punon? Nje kenge, nje projekt, cfare mund te na tregosh me shume?

Kam deshire qe kengen ta sjell ne variant anglisht, kjo sepse pashe dhe ndjeva nje impakt shume te mire me komentues e shume njerez nga gjithe Europa, te cilet me nxiten ta bej kete gje, ne menyre qe kenga te shkoj edhe pertej Shqiperise dhe te jete universal, do e punoj qe te kem ndoshta nje sukses edhe me te madh. Kam patur shume mbeshtetje dhe simpati te papritur, sidomos nga portalet apo blogjet europiane dhe kjo me duhet ta pranoj, me ka bere te ndjehem e vleresuar. Gjithashtu ne fillim te 2018-es kam nje tjeter kenge qe do e punoj me nje producent shume te suksesshem ne tregun shqiptar. Me uroni fat!

Ke ti disa emra per ti kujtuar nga kjo ekperience e fundit ne festival? Dike per ta falenderuar?

Pa tingelluar perseritese, ky projekt s’do kishte qene kurre nje sukses pa muziken e Briz Musarajt, tekstin e Olti Currit, por edhe suportin e Elton Dedes, Sokol Marsit, duos qe me ka zbuluar e mbeshtetur qe ne fillimet e mia, Pali Kuke e Adi Krasta, e shume te tjere qe me ndjen kete here dhe ma degjuan zerin. Mendoj se e gjitha ishte nje ekperience shume e bukur, dhe dihet qe ne nje gare ka vetem nje fitues. Mendoj se do vij nje dite kur do te triumfoje muzika e mire ne tregun tone, pak te rremujshem muzikor. E besoj kete dhe po perpiqem te jap kontributin tim ne frymen e ndryshimit dhe eksperimentit.

Te falenderoj per kohen ne kete interviste. Te uroj shume suksese ne vazhdim! Ishte kenaqesi te ndaje kete ekperience me ne. Faleminderit edhe njehere, Orgesa!

Intervistoi: Ejona Selimi
Radio “ ShqipFm”