Showbizz


Elhaida Dani bashkëpunim me këngëtarin australian, në Tetor vjen kënga e re !

Postuar nga admin

21st September 2018

Kohët e fundit këngëtarja Elhaida Dani është shkëputur disi nga muzika dhe kanë munguar produktet muzikore prej saj. Por duket se këngëtarja shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri, me një bashkëpunim. Këngëtarja shqiptare ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkurtër, shkëputur nga kënga e re. Kënga e Elhaidës, e cila do të dalë në muajin tetor do të jetë në bashkëpunim me Nathaniel, një këngëtar i ri i talentuar australian. “Yayyyyy !!!! Kjo tregon që tashmë bota është kaq e vogël … Nga Kanadaja ne Australi krijuam një këngë që e dua shumë dhe mezi pres t’jua tregoj ! Ja një paradhënie të këtij dueti me @itisnathaniel që do të jetë publik në tetor”- shkruan këngëtarja shqiptare.