Showbizz


Elvana Gjata, bashkëpunim me një nga reperët më të famshëm amerikanë.

Postuar nga admin

28th March 2018

Kohë më pare Elvana Gjata vendosi të largohej drejt SHBA-ve për të provuar suksesin edhe përtej oqeanit. Përpara dy ditësh këngëtarja e dashur për publikun shqiptar me anë të një postimi në ‘Instagram’ njoftoi se shumë shpejt do të vinte me një projekt të ri. Por ajo nuk preferoi të jepte asnjë detaj më tepër, sepse Elvana gjithmonë dëshiron që çdo gjë të vijë në kohën e duhur. E më në fund koha erdhi dhe ajo zbuloi se do të vij në bashkëpunim më një nga reperët më të suksesshëm amerikanë. Bëhet fjalë për Dolla Sign, i cili ka nisur karrierën e tij që në vitin 2007 dhe ka një repertor të pasur muzikor.

Në karrierën e tij Dolla Sign ka shumë bashkëpunime me emra të njohur, mund të përmendim këtu: ‘Swalla’ me Jason Derulo dhe Nicki Minaj, ‘Or Nah’ me The Weekend e shumë të tjera.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Elvanës me një artist ndërkombëtar, sepse në qershor të vitit të kaluar ajo bashkëpunoi me David Guetta për këngën ‘Forever is Over’.