Showbizz


Elvana Gjata, e perzgjedhur në një tjetër projekt ndërkombëtar.

Postuar nga admin

10th April 2018

Bashkëpunimi me producentin Poo Bear i ka hapur dyert Elvana Gjatës, i cili tashmë ka një tjetër projekt me këngëtaren nga Shqipëria. Pak ditë më parë këngëtarja shqiptare nxorri këngën e saj të re Off Guard në bashkëpunim me Ty Dolla $ign. Pjesë e këtij suksesi ishte dhe Poo Bear.

 

Ai ka zgjedhur një mënyrë për të bashkuar zhanret e ndryshëm të muzikës në një vend, në albumin e tij të ri të titulluar “Bearthday Music”, i cili bashkon artistë të rrymave “pop” apo latine.

 

Mes emrave më të njohur të muzikës botërore është dhe emri i Elvanës dhe për këtë Elvana i është shumë mirënjohëse Poo Bear, e cila ka bërë dhe një postim në Instagram. “Kaq mirënjohëse që jam përfshirë në këtë album mes kaq shumë talenteve dhe ikonave”, shkruan Elvana.