Showbizz


Elvana Gjata më mirë këngëtare apo aktore?

Postuar nga admin

26th March 2019

Prej kohësh po përflitet filmi që ka si protagonistë dy emra të njohur si Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.

Po ashtu, në kastin e këtij produksioni ka edhe shumë emra të njohur si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Lako, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori e shumë të tjerë.

Në këtë film do të shikojmë edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, teksa bën celebrimin e çiftit.

Duke filluar nga data 28 Mars, ky film do të jetë në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.