Showbizz


Elvana Gjata prek majat, në album me emra të njohur të muzikës botërore

Postuar nga admin

12th April 2018

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata ka arritur tashmë në një nivel tjetër, duke u bërë pjesë e një albumi me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Menaxheri i saj, Poo Bear ka publikuar albumin e tij të ri, ku bëjnë pjesë ajo si dhe këngëtarët Jennifer Lopez, Justin Bieber dhe Ty Dolla Sign.

Elvana po punon shumë për të arritur që ajo të jetë pjesë e eventeve të njohura në Amerikë dhe Angli, si Grammy, Emmy apo MTV Awards.

Elvana Gjata solli projektin e ri muzikor të titulluar “Off Guard”, i cili ka marrë pëlqimin e publikut.