Showbizz


Elvana Gjata publikon baladën “Thirr”

Postuar nga admin

4th February 2021

Elvana Gjatës i pëlqen që për ditëlindje, të surprizojë ajo; kujtojmë publikimin e dokumentarit të saj të parë dhe koncertin akustik për promovimin e albumit EP “3, Live Sessions” në vitin 2018. Këtë vit, tradita përsëritet. Elvana feston sot ditëlindjen, por surpriza ishte për publikun, pasi krejt papritur, pa asnjë paralajmërim të mëparshëm, ajo publikoi baladën “Thirr”.

Kënga e orkestruar nga Darko Dimitrov rrëfen për një histori dashurie, ku njëra palë kupton se është shumë për tjetrën. Siç mund ta shihni në komentet në YouTube, ndonëse ka pak që është publikuar, “Thirr” është pëlqyer menjëherë.