Showbizz
Elvana Gjata takohet me Presidenten e Kosovës
![](https://shqipfm.al/wp-content/uploads/2021/06/elvanagjataaaa_209475459_126478392866278_1701964280701072788_n-640x427-1.jpg)
Postuar nga admin
30th June 2021
Elvana Gjata është takuar ditën e sotme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ka qenë këngëtarja e cila ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa ka bërë me dije se i ka dhuruar gjithashtu dhe një kopje të mini albumit “Çelu”.
“Faleminderit që më mirëprite Presidente @vjosa.osmani 🤍. E lumtur për pritjen dhe bisedën e ëmbël për muzikën e artin, të ardhmen dhe shpresën për ditë më të bukura për të gjithë shqiptarët. #womenempoëerement #çelu”, shkruan Elvana.
Kujtojmë që mini albumi, që u publikua në fund të Prillit, ishte një surprizë për fansat. Ky ishte një rikthim i fuqishëm i këngëtares, e cila qëndroi larg vëmendjes mediatike prej disa kohësh. Ndërkohë, tashmë po shijon suksesin e këngës më të re me titull “Loti”.