Showbizz


Emina Cunmulaj realizon festën surprizuese për lindjen e djalit

Postuar nga admin

21st September 2021

Rreth një javë më parë, modelja e njohur, Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të tretë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin, Sha Yosef Nazarian.

Për të mirëpritur të birin e saj të porsalindur, Emina ka organizuar një festë të madhe, me shumë të ftuar. Disa nga pamjet brenda festës, ajo i ka ndarë edhe me fansat në rrjetet sociale, ku padyshim ka rënë në sy ngjyrat, dritat dhe fishekzjarret.

Nuk kanë munguar as ushqimi dhe as muzika, me anë të të cilave Emina zgjodhi të festojë me miq e familjarë.

Kujtojmë që Emina Cunmulaj dhe multimilioneri iranian, Sam Nazarian, kurorëzuan dashurinë e tyre në maj të 2015-s, në një ceremoni luksoze në Meksikë.