Showbizz


Enca dhe Noizy bëjnë paqe pas 4 vitesh

Postuar nga admin

15th June 2021

Para pesë vitesh, Enca Haxhia dhe Noizy publikuan duetin e tyre me titull “Bow Down”, i cili u kthye menjëherë në hit.
Pas kësaj kënge, dy artistët kanë pasur ulje e ngritje të raporteve të tyre, ndërsa shumë herë qarkulluan thashetheme se më nuk flasin me njëri-tjetrin.

Ndërsa sot “Bow Down” feston 5-vjetorin e lancimit dhe ka qenë Enca që e ka kujtuar, duke postuar një pjesë nga kënga në Instagram.
“5 vjet nga Bow Down sot”, shkruan ajo, ndërsa e etiketiketoi Noizyn sipër videos, duke lënë të kuptohet se dyshja kanë bërë paqe katër vite pas sherrit të bujshëm.