Showbizz


Eni Koçi arrin një tjetër sukses në jetë

Postuar nga admin

8th June 2021

Këngëtarja nga Shqipëria ka kohë që nuk ka qenë dhe aq aktive në muzikë, kjo pasi ka pasur obligime të tjera.
Fjala është për Eni Koçin, e cila së fundi përmes një postimi në rrjete sociale bëri të ditur se ka përfunduar provimet në universitet dhe është gati të diplomojë.
Në InstaStory, ajo ka treguar për ndjekësit lehtësimin e madh që ka ndjerë pasi ka dorëzuar detyrën e fundit dhe “e ka hequr qafe” shkollën një herë e mirë.
“E mbarova! Mirupafshim universitet, çkemi jetë!” ka shkruar ajo.
E pyetur më herët nga një ndjekës nëse e ka lënë muzikën, Eni i është përgjigjur kështu:
“Jo, nuk e kam lënë. Muzika është gjë shumë shpirtërore, nuk është thjesht punë. Situata aktuale ka ndikuar tek secili prej nesh në anën psikologjike dhe mendoj që çdo projekt do qetësinë e duhur për t’u punuar. Gjithashtu këtë vit diplomohem kështu që prioriteti im ka qenë universiteti”, është përgjigjur Eni Koçi.
Përndryshe Eni është në lidhje dashurie qe 4 vite me këngëtarin nga Kosova, Genc Prelvukaj dhe herë pas here ndajnë me publikun imazhe në shoqërinë e njëri-tjetrit, gjithmonë të lumtur.