Showbizz
Era Rusi mban ritmin e suksesit, së shpejti me 2 këngë të reja!
![](https://shqipfm.al/wp-content/uploads/2019/02/51538727_10156898598019223_7728214717625270272_n.jpg)
Postuar nga admin
13th February 2019
Era Rusi zbulon së fundmi më shumë nga projektet e reja muzikore.
Duke e konsideruar vitin 2018, si një vit shumë të rëndësishëm për karrierën e saj, pasi hodhi në treg 4 këngë të suksesshme, ajo pranon se dëshiron të mbajë po të njëjtin ritëm.
Era pohon se është duke punuar njëkohësisht me dy projekte, e njëri prej tyre është bashkëpunim.
Ende nuk është vendosur se cila nga këngët do të publikohet e para, por ajo që këngëtarja premtoi është se, njëra do të jetë moderne dhe e përshtatshme për sezonin e verës.