Showbizz


Eranda Libohova shumë shpejt në festivalin e RTSH!

Postuar nga admin

18th October 2018

Eranda mbetet një prej këngëtarevë më të dashura të publikut shqiptar. Por prej 17 vitesh tashmë, ajo i ka qëndruar larg skenës, dhe adhuruesve sigurisht, prania e saj ne festival i ka munguar.

Por tani Eranda vjen me një surprizë për ta: pas gati dy dekadash, do të rikthehet fuqishëm, sepse e ndjen shumë mungesën e të kënduarit live. Për këtë arsye, ajo ka dëshirë të marrë pjesë në festivalin e këngës në RTSH. Më pëlqen të këndoj ‘live’ dhe e dua skenën, orkestrën dhe mendoj se do të rikthehem, jo sepse dua ‘Eurovizionin’, por sepse e dua muzikën, eshte shprehur ajo.