Showbizz
Erik Lloshi kritika për hapësirën mediatike ndaj këngëve të festivalit.

Postuar nga admin
25th November 2020
Këngëtari Erik Lloshi do të marrë pjesë për herë të parë në festivalin e fundvitit. Por ai shprehet i pakënaqur me promovimin dhe hapësirën mediatike që i jepet këngëve të festivalit.
“Festivali nuk bëhet me 2 ose 3 këngë, por me të 26 këngët që janë konkurente. Në momentin që janë pranuar, duhet t’u jepet hapësira dhe suporti i njejtë të 26-tave”, tha ai.
Gjithshtu ai tha që është e gabuar që portalet nuk merren me përmbajtjen, cilësinë, dhe prodhimtarinë artistike, por me jetën personale të këngëtarëve.