Showbizz


Erik Lloshi për këngëtarët e rinj: Më fal për shprehjen por…

Postuar nga admin

16th June 2021

Këngëtari Erik Lloshi I ftuar ne nje emision televiziv, i cili foli për këngën e tij më të fundit. Gjatë intervistës tregoi se deri në verë do të sjellë edhe 3 këngë të reja të rrymave të ndryshme. Në një moment Ermali e pyet për këngëtarët e rinj se si e sheh ai këtë, klipet apo këngët e reja.
“Vjen dikush, del nga hiçi dhe merr një çmim, ku ka pasur raste dhe më të lartë se sa ne dhe këndon dy kënë që as këngë nuk quhen, më fal për shprehjen por janë këngë bastarde. Dhe në fund fare këndon këngët e Valbonës, Aurelës, Anxhelës, të miat etj dhe në bazë të kësaj kjo është vjedhje e hapur. Asnjëri nga ne nuk ndihet. Ti del këndon covera, por nuk del me poster si artist, ky është ndryshimi”.
Dashur pa dashur biseda shkoi edhe tek klikimet e blera, për të cilat Eriku nënvizoi se nuk janë matës i mirë për të kënduarin Live, sepse mund të ndodhë që një këngëtar të ketë shumë klikime, por nuk mbush lokalet e natës.
Ndërkohë Ermali demostron live se si shumë artistë i blejnë klikimet. Por cilat kanë qenë situatat e sikletshme apo funny për artistin e live-it. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” ai tregoi se këngës “It’s My Life” nuk ia di mirë tekstin në anglisht, por që arrin ta këndojë shumë mirë.
“Unë nuk e dija tekstin e kësaj dhe tani që po e tregoj jam në siklet. Dhe me thënë drejtën dhe tani nuk e di tekstin”. Gjithashtu ai tregoi momentin tjetër shumë humoristik me një klient i cili i kishte kërkuar ti këndonte një këngë greke, por që nuk e këndoi në greqisht.
“Më kërkuan një këngë greke, unë greqisht nuk di asnjë fjalë dhe këndova, ku përveç fjalës Sagapo asnjë nuk ishte greqisht. Më erdhi ai zotëria dhe më tha greqisht nuk këndove, shqip jo, anglisht jo, çfarë gjuhe këndove se nuk i mora vesh asnjë fjalë. Ka një gjë që kur ngatërroj tekstin, nuk ngatërroj kurrë melodinë”.