Showbizz
Ermal Meta do të shkëputet nga muzika.

Postuar nga admin
23rd April 2019
Kantautori shqiptar Ermal Meta do të shkëputet muzika dhe do t’i japë vetes një pushim të gjatë 2-vjeçar.
Në ditën e ditëlindjes së tij, Ermali vendosi të thotë “lamtumirë” me koncertin përmbyllës të turit të tij prej tre vitesh, të mbajtur më datë 20 prill në Milano.
Kujtojmë se Ermal Meta u ngjit tre vite më parë në skenën e Sanremos me këngën “Odio le favole”, më pas me “Vietato Morire”, kënga e cila e bëri të famshëm edhe në Shqipëri. Vetëm një vit më vonë, ai do të rrëmbente vendin e parë të këtij festivali prestigjioz, me këngën “Non mi avette fatto niente”, në bashkëpunim me këngëtarin italian Fabrizio Moro.