Lajme
Ermonela Jaho koncert në Tiranë në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit.
![](https://shqipfm.al/wp-content/uploads/2019/10/ermo.jpg)
Postuar nga admin
17th October 2019
Në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, njëkohësisht ambasadore e YWCA në kuzën e “Fjongos Rozë” do të mbajë një koncert të madh në Tiranë.
Fitimet e koncertit që do të mbahet në datën 22 tetor te salla e Katedrales Ortodokse do të shkojnë për organizatën YWCA për të mbështetur femrat me kancer gjiri.
Lajmin e bënë të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili fton qytetarët të ndjekin koncertin.
“Jam shumë i lumtur që një talent i rrallë dhe një mike e çmuar si Ermonela Jaho, kthehet në Tiranë për t’iu bashkuar zërit te vajzave dhe grave shqiptare në një koncert bamirësie. Ky koncert mbart një mision shumë fisnik që është mbledhja e fondeve për tetorin rozë.
Merr mikeshat dhe mos e humb datën 22 tetor, ora 19:00, te salla e Katedrales Ortodokse.
P.s Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YËCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetjen për gratë e prekura”, shkruan Veliaj në Facebook.