Showbizz


Eshtë shtatzënë, revoltohet partnerja e Shpat Kasapit

Postuar nga admin

16th June 2021

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit pasi konfirmuan se janë martuar në fshehtësi të plotë. Më pas u përfol se partnerja e këngëtarit ishte shtatzënë dhe se kjo kishte qenë arsyeja pse i kishin dhënë fund beqarisë papritur.
Lidhur me këto lajme ka reaguar e revoltuar vetë Selvija, e cila hedh poshtë spekulimet për një shtatzani. Ajo thotë se është zgjuar mes mesazheve nga të afërmit për shkak të këtyre lajmeve të pavërteta ndërsa bën thirrje që të mos shkruhet më për diçka aq të shenjtë, si fëmija.
“Jam zgjuar me urimet që do të bëhem nënë! Jam zgjuar me thirrjet e familjarëve që më kanë qortuar se pse nuk u kam treguar atyre se ne presim fëmijë1 Se ne kemi anuluar dasmën! Ndonjëherë dëgjon fjalë. Ju lutem portale ndaloni për ty që as ti nuk i din me lajmet e rreme! Per veten tënde!!!!! Ju lutem ndaloni së përmenduri gjënë më të shenjtq që mund ttë të falë Zoti.
Veç une e Shpati e dimë çka do bëjmë e çka jemi duke bërë e çka duhet të tregojmë për publikun! Askush s’ka të drejtë të fol në emër tonin! Ndonjëherë dëgjon fjalë për ty që as ti nuk i din për veten tënde!!! Në vend që të suportoni 1 artist që ka publikuar këngë të reja, ju suportoni fjalët e tjereëve, pa pasur asnjë bazë e fakt! Zoti u ndihmoft e ua shtoft respektin për jetën e të tjerëve.”, shkruan ajo.