Showbizz


Eugent Bushpepa mahnit me performancën e tij gjatë provave të Eurovizion!

Postuar nga admin

4th May 2018

Eugent Bushpepa vijon të mahnisë mediat e huaja me performancën e tij gjatë provave në ECS2018 në Lisbone. Prova e dytë e këngëtarit sërish është vlerësuar unik me notat e larta, duke u pritur me ovacione dhe duartrokitje të mëdha. Eugent Bushpepa dhuron pritshmëritë më të larta përfaqësimit shqiptar në këtë kompeticion muzikor. Përpos zhvillimit të provave të këngëtarëve përfaqësues nga shtete të ndryshme të Europës, gjatë këtyre ditëve janë zhvilluar edhe takime mes konkurentëve shqiptar, duke kujtuar se në këtë edicion të Eurosongut marrin pjesë tri këngëtarë shqiptarë, përkatësisht Eugent Bushpepa me këngën “Mall” për Shqipërinë, Eleni Foureira me këngën “Fuego” për Qipron, dhe Ermal Meta me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” përfaqësues i Italisë.