Showbizz


Eurosong 2019/ Kënga ”Ktheju tokës” mirëpritet në Amsterdam

Postuar nga admin

8th April 2019

Këngëtarja Jonida Maliqi ka nisur turin për promovimin e këngës, “Ktheju tokës” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2019.

Gjatë fundjavës turneu në kuadër të “Eurovizioni në koncert” nisi në Amsterdam. Gjatë performancës artistja jo vetëm është duartorkitur, por edhe ka dhënë autografe për të pranishmit.

Ky turne do të vijojë më pas në Madrid edhe Londër. Ndërsa, në fillim të majit stafi organizativ do të nisen drejt Tel Aviv në Izrael.

Kënga “Ktheju tokës” me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit flet për fenomenin e emigrimit, temë fort e njohur për shqiptarët, që prej fillimit të viteve ’90, e deri në ditët e sotme… Tema e “Ktheju tokës” për kompozitoren është iniciuar nga muzika nga ritmi i fortë i daulles që godet tokën. Por, bëhet njëkohësisht edhe një thirrje për të larguarit.

Kënga “Ktheju tokës” doli fituese e Festivalit të 57-t të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Këngëtarja Jonida Maliqi do konkurrojë në datë 16 maj në Eurovizion 2019 në Tel Aviv të Izraelit.