Showbizz


Eurovizion 2019, kritikohet kënga shqiptare.

Postuar nga admin

9th May 2019

Ndonëse zëri i Jonida Maliqit  ishte në perfeksion, paraqitja skenike është kritikuar ashpër. “Wiwibloggs”, media që pasqyron paraqitjen e këngëtarëve në Eurovizion sipas komentatorëve të festivalit nënvizon se skena ishte bosh, e zymtë, shumë e errët dhe e zbrazët. Jonida vlerësohet si një nga këngëtaret me vokalin më të mirë, por duket se do të penalzohet për paraqitjen e dobët skenike.

Në Eurovizion skenografia është një nga elementët kyç në vlerësimin për shtetet pjesëmarrëse dhe vendi yne duket se edhe kësaj here do të humbë shumë pikë. “Wiwibloggs” thekson se Shqipëria po përsërit të njëjtin gabim si vitin e kaluar me këngëtarin Eugent Bushpepa.