Lajme


‘Falë’ një dëmtimi që Kresha pati në këmbë, ne sot shijojmë muzikën e tij

Postuar nga admin

1st November 2021

Mc Kresha paska patur thuasje të njëjtin fat në karrierën muzikore si Julio Iglesias, babai i famshëm i Enrique Iglesias, i cili nuk mundi të zhvillonte më karrierën is futbollist, pas një aksidenti me makinë, që i hapi rrugën famës në muzikë.

Për reperin nga Kosova, ka qenë pikërisht një dëmtim në këmbë, që ka bërë që ai të braktis ëndrrën më të madhe, atë për të luajtur futboll.

I ftuar në emisionin “Libero”, MC Kresha ka rrëfyer historinë se si iu ndërpre ëndrra për futboll, për tu marrë më vonë në muzikë.

“Gjithë kohës kam imagjinuar veten nëpër stadiume të mëdhaja duke luajtur futboll, me tregu talentin tim. Edhe pse prej fëmijë kam pasur dëshirë me qenë portier. Kam ushtruar në klube të ndryshme si fëmijë dhe kam qenë mjaft i suksesshëm. Me kalimin e kohës në moshën 17-18 vjeçare, kur unë duhej të kaloja në lojtar profesionist, kam pësuar një lëndim në gju, që më kushtoi me karrierë dhe ajo ka bërë që unë mos të luaj futboll, si profesionist”, ka thënë ndër tjera MC Kresha.

Ai tha se pavarësisht që nuk mund të shijonte atmosferën e mbushur me tifoz në stadiumet e futbollit, është i lumtur që ka shijuar pothuajse të njëjtën gjë në koncerte.