Showbizz


Faleminderit Shqipëri ! Reagon pas Eurovision 2018, Eugent Bushpepa.

Postuar nga admin

14th May 2018

Shqipëria u përfaqësua denjësisht në Eurovizion me këngëtarin Eugent Bushpepa. Kënga e tij “Mall” u rendit e 11-ta me 184 vota. Pas kthimit të tij në Shqipëri, Eugent Bushpepa ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se nuk gjen fjalë për të përshkruar ndjesitë që ka e për komentet dhe mbështetjen e madhe që ka marrë nga të gjithë shqiptarët.

 

“Nuk gjej fjalë që të përshkruaj ndjesinë që kam, për dashurinë, përkrahjen dhe komentet e ngrohta që më keni dhënë! Shumë faleminderit Shqipëri! Shumë faleminderit Europe!”- ka shkruar Bushpepa në profilin e tij në Facebook.