Showbizz


Fansat i kërkojnë duet me Albanin, Beatrix ka një përgjigje surprizuese

Postuar nga admin

27th January 2021

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo i ka dhënë mundësi ndjekësve në Instagram të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.
Njëri prej tyre e ka pyetur plot kuriozitet nëse do të ketë një bashkëpunim me vëllanë e saj, Alban Ramosaj dhe kur do të realizohet ai.

“Veç kini pak durim… në rregull?”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet që shumë shpejt vëlla e motër do t’i shohim në duet.

Kujtojmë se “Dancing with the devil” është projekti i fundit muzikor nga Beatrix, i shoqëruar edhe me videoklip.