Showbizz


Fëmijët e shtruar në Klinikën e Pediatrisë së Kosovës vizitohen nga superheronjtë e preferuar

Postuar nga admin

17th November 2021

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është “pushtuar” nga superheronjtë, të cilët u përkujdesën që të befasojnë fëmijët në mënyrën më të mirë të mundshme.

Klubi Alpin “Prishtina” janë maskuar si superheronjë dhe kanë bërë një lëshim nga ndërtesa e spitalit me idenë se të preferuarit e fëmijëve, kanë shkuar për t’i vizituar.

Kjo ngjarje është organizuar nga Care For Kosovo Kids, organizatë e cila siguron ilaçe për fëmijët e prekur nga kanceri.

Këtij reparti pritet t’i dhurohen edhe dy pajisje diagnostikuese, ndërsa ky organizim është edhe një lloj thirrje për institucionet dhe të gjithë personat apo bizneset që të kontribuojnë për fëmijët me kancer.

Fotografitë nga perspektiva se si fëmijët e shohin ngjarjen, janë realizuar nga fotografi Arben Llapashtica.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë