Showbizz


Fero na tregon në foto të bijën

Postuar nga admin

2nd July 2021

Arbenita Ismajli dhe Fero po shijojnë frytin e tyre të dashurisë, Ninën, e cila erdhi në jetë pak muaj më parë. Vogëlushja lindi në Gjermani ndërsa së fundmi është kthyer në vendlindje, ku u prit me një ceremoni të këndshme. Gjatë kësaj periudhe, dyshja kanë qenë aktiv në rrjete sociale dhe kanë ndarë me ndjekësit momente me të voglën e shtëpisë.

Së fundmi, ka qenë reperi, i cili ka publikuar një foto të ëmbël ku shihet duke mbajtur në krahë Ninën. Imazhin e ka shoqëruar me këngën më të re nga djemtë e Threedots, që mban të njëjtin titull si emri i vajzës së tij. Pak javë më parë i ftuar në emisionin “Rudina”, Fero zbuloi se si ishte njohur me modelen që i ka rrëmbyer zemrën.

“Jemi njohur në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar. Nuk ishte rastësisht kemi kontaktuar një kohë në rrjete sociale.”, tha Fero.