Showbizz


Fero tregon historinë e dashurisë me Arbenitën

Postuar nga admin

15th June 2021

Ndonëse është një nga lidhjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, marrëdhënia e Feros me Arbenitën, në sytë e publikut është ende me mistere. Çifti ka postuar shpesh momente nga jeta private, por nuk flasin shumë për detaje të marrëdhënies së tyre.

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, reperi i njohur nuk e mohon se ka pasur krisje mes tyre, por këtë e quan diçka normale që ndodh në mes të çdo cifti, sidomos kur duhen. Megjithatë, ai e mohon të ketë pasur zënka për të marrë klikime portalesh.

Pasi u ndal në njohjen me Arbenitën në Shkup, Fero zbuloi një detaj ekskluziv nga momenti kur u mahnit aq shumë sa e pa për herë të parë – nuk pati guximin të dilte nga makina e t’i fliste.

“Ju përgëzoj për familjen e bukur që keni krijuar me Arbenitën, por keni pasur pak mundësi të rrëfeni, pak dinë njerëzit për ju. Ju kemi ndjekur gjithë kohës, u ndanë, u bashkuan, ka qenë ajo pjesa që ndoshta ishte më shumë lojë për fansat dhe për portalet” – e ngacmoi Rudina, por Fero iu përgjigj menjëherë.

“Nuk ka qenë, mund të ndodhë te ndonjë çift si lojë, por si te çdo çift, ndonjëherë zihen si në të gjithë botën. Nuk mendoj që ka çift në botë që nuk zihet të paktën një herë dhe ka ndodhur ndonjë zënkë ndonjëherë, por gjithnjë kemi qenë bashkë… Ka ndodhur që jemi mërzitur 3-4 orë, s’kemi folur, por prapë jemi pajtuar”.

Pyetjes nëse e mban mend momentin kur e ke takuar për herë të pare Arbenitën, Fero e kujton me shumë emocion.

“Po, e mbaj mend momentin e parë, në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar. Këtë e ke ekskluzive vetëm për ty”.

“Nuk ishte rastësisht, kemi kontaktuar kohë më parë në rrjetet sociale…” – shton Fero, por pas njohjes në rrjetet sociale, nisën frekuentimin: “E kam njohur në rrjetet sociale, më pas kemi dalë, jemi takuar dhe s’jemi ndarë më”.

I pyetur nëse është xheloz për Arbenitën, Fero tha se ajo nuk i lë shkas për t’u bërë xheloz, por ajo vetë është natyrë tejet xheloze për të, pjesërisht edhe prej fanseve të shumta femra të Feros.

Në planet e çiftit është edhe një dasmë, e cila për shkak të situatës së pandemisë ka qenë e pamundur, prandaj janë mjaftuar me celebrimin.