Showbizz


Festa nuk ka mbaruar ende, Dafina Zeqiri merr surprizën e bukur për ditëlindje

Postuar nga admin

19th April 2021

Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri u surprizua në mënyrën më të bukur nga partneri i saj, Dj Geek. Ai i organizoi një festë me tullumbace dhe fishekzjarre të shumta. E emocionuar, këngëtarja i ndau detajet me ndjekësit në rrjete sociale. Por festa për të ende nuk ka mbaruar.

Mbrëmjen e djeshme, diva e muzikës ka zbuluar se ka marrë një tjetër surprizë nga miqtë e saj. Shtëpia e saj është mbushur me tullumbace dhe ndërsa miqtë e saj i këndojnë gëzuar ditëlindjen, këngëtarja shihet duke kërcyer. “Kur mendoja se kishte mbaruar”, ka shkruar Dafina krahas videos.
Kujtojmë që Dafina udhëtoi me Dj Geek drejt jugut të Shqipërisë për të festuar. “Shumë faleminderit për këtë udhëtim dhe surprizë të paharrueshme e të mrekullueshme. Të dua”, shkroi ajo. Kujtojmë që projekti më i fundit “Duro” i këngëtares ishte mjaft domethënës për të, për mesazhin që përcillte ndaj individëve me probleme të shëndetit mendor.