Lajme


Festivali Ballkanik, film dhe kulinari behen bashke ne Pogradec

Postuar nga admin

6th July 2018

Në qytetin e Pogradecit  nis Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë. Edicioni i tetë sjell për publikun në konkurrim në programe të ndryshme mbi 70 filma shqiptarë dhe të huaj.

Në natën e parë për publikun dhe turistët u shfaq filmi “Skënderbeu” i restauruar, ndërsa programi po vijon me filma artistikë dhe dokumentarë, të producentëve dhe regjisorëve të afirmuar por mes tyre dhe emra të rinj. President nderi i festivalit këtë vit është aktori i njohur Viktor Zhusti.

Por gjatë netëve të festivalit aktorë të njohur të kinemasë shqiptare nuk mungojnë. Aktorë të shquar si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Mirush Kabashi, etj, janë të pranishëm në këtë edicion të festivalit të tetë të filmit dhe kulinarisë në qytetin e Pogradecit.

Festivali ka nisur mbrëmjen e së hënës dhe do të vijojë deri të shtunën në mbrëmje.