Showbizz


Festivali i Filmit TIFF përzgjidhet për herë të parë në nominimet e “Oscar”.

Postuar nga admin

28th December 2017

Akademia “Oscar” ka përzgjedhur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë i njohur ndryshe si TIFF, si një nga festivalet zyrtare te Akademisë që ka atributin e nominimit për “Oscar” për Çmimin e filmit të shkurtër.

Drejtori i këtij festivali Agron Domi, i cili sapo ka shpallur hapjen e aplikimeve për edicionin e 16-të të TIFF përveç entuziasmit për këtë lajm vlerëson potencialet që hapen për kineastët.

Ndër të tjera kjo i jep TIFF, si i vetmi festival ndërkombëtar i filmit në Ballkan, jo vetëm mundësinë për të sugjeruar film të shkurtër për “Oscar”, por edhe një reputacion të lartë për të shfaqur premiera të filmave Europian dhe jo vetëm. Të njëjtën rrugë ndoqi dhe filmi i shkurtër nga Kosova “Shok” i cili u nominua për “Oscar” nga një festival i tillë. “Rasti i filmit “Shok” tregoi se çfarë jehone pati filmi vetë, Kosova për këtë ngjarje kaq të rëndësishme” tha zoti Domi.

Janë vetëm 84 festivale të rëndësishme ndërkombëtare që fituesi i tyre nominohet me short për “Oscar” në kategoritë animacion, aksion ose dokumentar. Pra fituesi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, që do ta marrë çmimin për “Filmin më të Mirë”, do të kualifikohet për shqyrtim në kategorinë e filmit të shkurtër për “Oscar”.