Showbizz


Festivali i RTSH-së/ Sardi Strugaj: ‘Dua të bëj histori në muzikën shqiptare’.

Postuar nga admin

30th November 2020

Sardi Strugaj është një personazh i njohur për muzikën shqiptare. Rrugëtimin në muzikë e ka nisur që në moshë të vogël në konkursin “Gjeniu i vogël” për të vijuar më tej në të tjera gara si “Promo Fest, “X Factor” dhe në “Kënga Magjike”. Së fundmi, ai ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës ne RTSH me projektin që mban titullin “Ka me t’ba me kajt”. Artisti tregon pse vendosi të merrte pjesë në një festival të tillë. Këngëtari u shpreh se qëllimi i tij primar nuk eshte të rrëmbeje çmimin e parë, por të arrijë që të vendosë gjurmë të rëndësishme në tregun muzikor vendas.

“Është një eksperiencë që ia kam kursyer vetes deri më tani, pasi kam dashur të punoj me veten. Nuk e kam pranuar as me miqtë e mi, të jem i sinqertë në momentin që kam dorëzuar këngën tek aplikimet më kapi një farë pasigurie nëse jam gati sepse si festival e çmoj goxha. Mendoj se është një festival përtej faktit që zgjedh fituesit, për mua rëndësi ka historia, dua të lë histori në muzikën shqiptare. Kam gjetur festivalin si një nisje për të lënë firmën time në muzikën shqiptare, Feedbacku ka qenë shumë pozitiv dhe më ka nxjerrë nga këto pasiguri.”, tha Sardi.