Showbizz


Fifi bashkohet me Flori Mumajesin

Postuar nga admin

29th June 2021

Projekti më i fundit i Fifit ishte dueti me Brunon. “Fiksim” ishte kënga me të cilën morën pjesë tek “Kënga Magjike”, e cila rezultoi një sukses për dyshen e famshme. Djemtë e Threedots sollën gjithashtu këngën e tyre më të re “Nina” pak ditë më parë.

Së fundmi, Fifi ka konfirmuar bashkëpunimin e radhës me Threedots. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptojë teksa iu përgjigj pyetjes së një ndjekësi. “Kënga e radhës se vdiqa duke pritur”, i ka shkruar ndjekësi.
“Po pres dhe unë njëjtë si ty.”, i është përgjigjur Fifi duke etiketuar Florin, Brunon dhe Dj Vicky. Megjithëse nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me projektin, me siguri do të jetë hiti i kësaj vere.