Showbizz


Filmi ‘Zgjoi’ në listën e ngushtë të kandidaturave për ‘Oscar’

Postuar nga admin

22nd December 2021

Filmi “Zgjoi” nuk ka lënë muaj pa ndonjë lajm të mirë. E nisi me atë për marrjen e tri çmimeve kryesore në festivalin e filmit në “Sundance” dhe dhjetorin po e përmbyll duke hyrë në listën e shkurtër për “Oscar”. Kandidati i Kosovës për “Oscar” është edhe një hap më afër ceremonisë prestigjioze.
Në këtë listë është bashkë me 14 filma të tjerë. Aktorja kryesore e filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi, ka thënë se hyrja në 15-she e filmit kosovar është tanimë një ngjarje historike edhe nëse nuk hyn në 5-she. Megjithatë, ajo thotë se shpreson shumë që “Zgjoi” të jetë i nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar”.
Gashi, ka shtuar se derisa Kosova hyri në këtë listë të ngushtë nga 93 vende, sa ishin në konkurrencë, gjasat janë edhe për t’u futur në pesë filmat e nominuar. Por, ajo tha se tani lufta është e pamëshirshme.