Lajme


“Flauti Magjik”, suksesi i Moxart së shpejti edhe në qytetin e Korçës.

Postuar nga admin

18th April 2018

Një nga veprat më të bukura të Mozart, e cila pas sukseseve në skenat e Tiranës, udhëton drejt skenës korçare në dy netë magjike. Orkestra e TKOB, Kori dhe trupa e solistëve do të dhurojnë 2 shfaqje të jashtëzakonshme, të cilat nuk duhen humbur.

“Flauti Magjik” është kompozuar nga Wolfgang Amadeus Mozart dhe me Libret të Emanuel Schikaneder. Për herë të parë është vënë në skenë, në Vjenë më 30 shtator 1791. Zyrtarisht libreti i “Flauti Magjik” është shkruar nga Schikaneder, mason i Lozhës në Vjenë, por duhet pranuar me forcë influenca në çdo varg e letrarit dhe masonit Mozart. Ai donte që kjo vepër të ishte testamenti i tij shpirtëror. Shumë i gjetur është kuptimi simbolik i veprës për t’ia dedikuar këtë meritë vetëm Schikaneder, sigurisht njeri i teatrit dhe këngëtar i shkëlqyer, me të drejtë interpretues i personazhit të Papagenos dhe jo Taminos. Nga ana tjetër Mozart në finalen e Rrëmbimit nga Saraji transformon historinë romantike në një parabolë të Lessingu-t mbi bujarinë dhe bashkëjetesën njerëzore. Mbi origjinën e “Flautit Magjik” ka shumë legjenda. “Flauti Magjik” është një opera e mbushur me mister, e mbështjellë me një pëlhurë përrallore dhe pranimi me këtë kusht, pa spekuluar shumë mbi këtë, është e vetmja rrugë për të hyrë brenda botës së veprës. Të gjitha ngjarjet skenike dhe muzikore që zhvillohen në “Flautin Magjik” ndjekin një dinamikë shumë të fortë teatrale, por e shkëputur nga një logjikë dramatike. Në operën “Flauti Magjik”, gjen shprehjen e saj më të lartë, toni popullor dhe komik, sensualiteti dhe solemniteti i shenjtë ndodhin dhe alternohen vazhdimisht përballë vdekjes.

OPERA “FLAUTI MAGJIK”
4 DHE 5 MAJ – ORA 19:00
NE TEATRIN “A.Z CAJUPI” – KORCE