Showbizz
Foto me plis në kokë, ja mënyra e veçantë që zgjedh Rita Ora për t’i uruar vëllait ditëlindjen
Postuar nga admin
19th November 2020
Këngëtarja Rita Ora i ka uruar ditëlindjen vëllait të saj, Donit, me disa foto që kanë realizuar bashkë në fëmijëri.
Por, ajo që bie më shumë në sy në këto foto, është veshja kombëtare që ka vëllai i saj dhe plisi.
Këto foto, ajo i ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook, ku numëron mbi pesë milionë ndjekës.
“Urime ditëlindja Don! Sot është dita jote vëllau im i vogël. Të dua, ti je shumë argëtues, i mençur dhe lezetshëm dhe une s’mund të besoj se ti tashmë je 23-vjeçar. Me duket që ende je i vogël”, ka qenë urimi i Ritës për vëllanë.