Showbizz


Fotoja emocionuese që poston Almeda Abazi

Postuar nga admin

21st June 2021

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për të dytë në fillim të muajit. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Alina. Lajmin e konfirmoi vetë Tolgahan përmes një postimi në rrjete sociale.
Mirëpo, sot Almeda ka publikuar në Instagram momentin e parë kur takoi të bebushen e sapo ardhur në jetë. Ajo shihet shumë e emocionuar në shtratin e spitalit dhe aktori turk, që qendron pranë saj.
“8.06.2021, mirë se erdhe engjëlli jonë Alina”, ka shkruar Almeda krahas fotos mjaft prekëse.