Lajme


“Fqinjët” humor në Gjirokastër me marrëdhëniet greko-shqiptare

Postuar nga admin

6th March 2019

Fundjava pritet të jetë artistike në Gjirokastër. Trupa e teatrit “Zihni Sako” do të sjellë për tre ditë me radhë në dt 8,9,10 Mars shfaqjen “Fqinjët” me regji të Milto Kutalit. Në ftesën e tij për ta ndjekur shfaqjen, aktori Erdit Asllanaj ka bërë një ftesë interesante. Me tone humori ai i është drejtuar kryeministrit Rama dhe kryeministrit grek Alexis Tsipras ta ndjekin shfaqjen që kryefjalë të vetën ka marrëdhëniet e dy popujve fqinjë.

Statusi i plotë i aktorit

“Nuk do kishte vend me te perkryer se Gjirokastra per te marre jete kjo kryeveper e Rruzhdi Pulahes me regji te Milto Kutalit. Ne thelb trajton problemet fqinjesore Greqi-Shqiperi, nje familje shqiptare e punesuar ne nje familje greke. Aq mjeshterisht e me humor pikant Pulaha na paraqet detaje historike kulturore qe popujt pertej politikes kane shkembyer me njeri- tjetrin ne te mire te bashkejeteses shekullore.

Pertej shfrytezimeve e tymnajave politike Gjirokastra dhe populli gjirokastrit ka patur marrdhenie te shkelqyera me fqinjet.

Do kisha shume deshire qe kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama dhe kryeministri fqinj Z. Alexis Tsipras te ishin në sallen “Zihni Sako”. Ne pritje te nje pergjigje zyrtare ftoj te na bashkoheni ne festen tone ne Gjirokaster ngado ku jeni. “Fqinjet” dt 8, 9, 10 mars. Ora18:00