Showbizz


Gati për hitin e ri, Dhurata Dora befason me transformimin e radhës

Postuar nga admin

16th December 2020

Pas hiteve “Ferrari” dhe “Fajet”, Dhurata Dora ka qëndruar në heshtje përsa i përket projekteve muzikore. Megjithatë, duket se ka ardhur koha për të sjellë ‘bombën’ e radhës, të paktën këtë ka lënë të kuptohet me postimin e fundit që ka bërë në Instagram.

Autorja e hitit “Zemër” ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet me një pamje krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë. Dhurata i është bashkuar vajzave të showbizzit shqiptar, duke i lyer flokët në një nuancë vjollcë.

“Më harro”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove. Fansat mendojnë se imazhet janë shkëputur nga klipi më i ri dhe se dixhitura mund të ketë të bëjë me titullin apo një pjesë të tekstit të këngës. Megjithatë, këngëtarja nuk ka konfirmuar se po sjell një projekt të ri.