Showbizz


Getinjo shpërndan foto nga fëmijëria dhe duket kaq i lezeçëm!

Postuar nga admin

11th October 2021

Getinjo është mjaft i famshëm por pak dimë nga jeta personale e tij. Vëllai i reperit tjetër të famshëm, Mozzik ka ditur ta mbajë këtë aspekt të jetës së tij larg vëmendjes së publikut. Sa herë është përfolur për ndonjë lidhje, gjithçka ka mbetur në kuadrin e thashethemeve pasi asnjëherë nuk i ka adresuar publikisht.

Mirëpo, kur bëhet fjalë për fëmijërinë e tij, është treguar dorëlëshuar. Së fundmi, reperi është bërë nostalgjik dhe ka ndarë për ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi kur ka qenë i vogël. “Isha i lumtur”, ka shkruar ai krahas fotove.