Lajme
Gëzuar Ditën e Verës! Këngëtarët shqiptarë performojnë sot në shesh.
Postuar nga admin
14th March 2018
Një koncert i madh me rastin e 14 Marsit Dites se Verës do të mbahet në Bulevardin Deshmoret e Kombit. Pas performancave të jashtëzakonshme të Sidrit Bejlerit, Eneda Tarifës, Fifit e Lorenc Hasramës, do të jetë e ftuar speciale edhe Arilena Ara, këngëtarja IN e momentit. I pari që do të ndezë zhurmën në orën 10:30, pranë godinës së Kryeministrisë, do të jetë DJ Vicky. Gjithashtu, do të ketë edhe numra baleti modern, ashtu siç do të ketë dhe plot lojra futuristike (VR, puzzle screen etj) apo dhe facepainting për fëmijë, në këndet e ngritura enkas për këtë lloj argëtimi, pranë Piramidës.