Lajme


Gjermania njeh zyrtarisht patentat shqiptare

Postuar nga admin

11th February 2022

Gjermania njeh patentat shqiptare. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.

“LAJM I MIRË

Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Rama.

Ndërkohë lajm i mirë vjen edhe për Kosovë. Ambasada e Kosovës në Berlin ka njoftuar po ashtu se  Bundestag miratoi marrëveshjen e njohjes së patentave të shoferëve të Republikës së Kosovës.