Lajme


Goli i anuluar dhe shtyllë, Broja mahnit Pep Guardiolën, fenomeni i ri në ishull

Postuar nga admin

24th January 2022

Një gol i anuluar, një shtyllë, shpërthime pa fund, praktikisht nga më të mirët në fushë, për më tepër përballë kampionëve në fuqi të Premier League, kundër Man.City të Pep Guardiolës. Armando Broja përjetoi një mbrëmje të madhe ndaj “qytetarëve”, vërtetoi edhe një herë se është një lojtar më shumë potencial, vendosi në siklet dy nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, Dias-Laporte

Nuk ndodh shpesh që Pep Giardiola të thur elozhe, në përfundim të sfidës, e përfunduar në barazim 1-1, që i dha fund ecurisë perfekte prej 12 fitoreve radhazi të Man.City, tekniku spanjoll theksoi se ishte e vështirë të ndalje Brojën, një lojtar shumë i shpejtë, i pandalshëm në kundërsulm.

 

 

Në ishull të gjithë flasin për Brojën, flasin shumë për të ardhmen e tij, por vetë Broja është totalisht i përqendruar në atë që po bën me Southampton:

“Ishte një rezultat i mirë për ne, jam i lumtur. Jam totalisht i fokusuar tek Southampton”, theksoi Broja për Sky Sport.