Showbizz


Granit Xhaka ribashkohet me vajzën pas 6 javësh

Postuar nga admin

5th July 2021

Granit Xhakës i është dashur të qëndrojë larg familjes së tij, bashkëshortes Leonita dhe dy vajzave, për shkak të “Euro 2020”.

Pavarësisht se kombëtarja e Zvicrës nuk u kualifikua më tej, ai arriti të dallohej si një nga futbollistët më të mirë.

Me përfundimin e rrugëtimit në këtë kampionat, pas 6 javësh, Graniti është kthyer në Shqipëri. Ka qenë Leonita që ka ndarë në Instagram një video prekëse ku bashkëshorti i saj takohet me vajzën e madhe pas mungesës së tij në familje.

“U ribashkuam pas 6 javësh”, ka shkruar ajo përkrah videos emocionuese, ku vogëlushja Ayana shihet duke përqafuar babain sapo ai hyn nga dera e shtëpisë.