Lajme


Grup pune për krijimin e pavijonit të Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar

Postuar nga admin

26th December 2018

Një grup pune ndërinstitucional do të ngrihet për krijimin e pavijonit të veçantë kushtuar Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar.

Në vijim të ligjit për Diasporën, ky grup pune u ngrit nga Kryeministri Edi Rama. Për funksionimin e këtij pavijoni, të propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, grupi i punës ndërinstitucional do të ketë në përbërje përfaqësues nga ministri i Shtetit për Diasporën, ministritë e Kulturës, Arsimit, Turizmit, dhe Punëve të Jashtme.

Gjithashtu në grupin e punës do të jenë edhe titullarët e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Muzeut Historik Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare dhe përfaqësues nga Akademia e Shkencave.

Çdo institucion përgjegjës do të angazhojë pranë grupit të punës specialistët e fushës për realizimin e Pavijonit të Diasporës në MHK.

Grupi ndërinstitucional i punës duhet të mblidhet rregullisht nga ministri
përgjegjës për diasporën, si dhe me iniciativën e përfaqësuesve të
institucioneve të tjera.